Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidenti serb, Aleksandar Vuciç, ndryshe nga fryma e bashkëpunimit që pretendohet, përsëri edhe një herë qëndrimin e tij dhe qeverisë serbe se Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO dhe në OKB. Ai sot tha se në OKB nuk ka karrigë për Kosovën që të bëhet anëtare e saj.
“Unë pothuajse jam i sigurt se nuk ka asgjë nga ai mësim”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë vizitës së tij të sotme në Zagubica, ku ai mori pjesë në hapjen e një rruge të re. Kur u pyet në lidhje me lobimin e përfaqësuesve të Kosovës për të marrë një karrige në OKB, Vuçiç tha se për ta nuk është asgjë e re dhe se këtë e dinë shumë mirë të gjithë.
Ai ka thënë se përfaqësuesit kosovarë po përdorin shumë parash për të arritur në OKB, përderisa këtë gjë nuk e bën edhe Serbia.
“Kjo është një luftë konstante, ka filozofi… Kosova 500 herë është bashkuar në OKB dhe janë ende vetëm në korridore”, ka thënë ai.
Edhe pse kosova është njohur nga shumë shtete të botës, në mbi 100 shtete, ajo përsëri nuk është anëtare me të drejta të plota në OKB dhe as në UNESKO. Për këtë të fnudit votimi do të kryhet gjatë muajit nëntor.