Flash News

KRYESORE

Sfilata e fustaneve prej çokollate në Paris

Në panairin e 25-të të çokollatës, 'Le Salon du Chocolat', u zhvillua me modelet që parakalonin në pasarelë me veshje të bëra nga ëmbëlsira e kaq e dashur për shumë njerëz në gjithë botën.

Shfaqja i dedikohej vendeve të cilat prodhojnë çokollatën në gjithë botën. Stilistja Elsa Muse foli për nivelin e punës që duhet për krijimin e fustaneve të tilla.

Ajo kishte bërë 2 mijë perla prej çokollate dhe i kishte dhënë atyre ngjyra të ndryshme duke përdorur pudrën e çokollatës dhe kakao të shtypur për të krijuar motivet.

Të fundit