Flash News

KRYESORE

Shakira anulon koncertet: Kam hemoragji në korda, s’mund të këndoj

Shakira anulon koncertet: Kam hemoragji në korda, s’mund të
Këngëtarja shumë e dashur, Shakira ka anuluar të gjitha koncertet e saj. Shkak është bërë hemoragjia që ajo ka në kordat e saj. Për këtë arsye, këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat e saj, që “El Dorado World Tour” do të shtyhet të paktën deri në vitin e ardhshëm. “Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk jam kam qenë në një situatë të tillë. Hemoragjia nuk është zhdukur dhe makthi im vazhdon.  Faleminderit gjithë atyre që më kanë kuptuar dhe kanë treguar besueshmëri ndaj meje. Gjithë forca dhe energjia e tyre pozitive ka ardhur tek unë. Më vjen shumë keq që nuk do të këndoj këtë muaj dhe më vjen keq para së gjithash për ata njerëz që kanë bërë të pamundurën për të blerë bileta. Falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën për sinqeritetin e tyre, mesazhet e tyre të dashurisë dhe që më kanë shoqëruar falë lutjeve të tyre. Shpresoj ta kaloj këtë provë të vështirë dhe të kthehem sa më shpejt për të dëgjuar zërin tim bashkë me ju. Ju dua dhe do ta kujtoj gjithnjë miqësinë dhe dashurinë tuaj”, shkruan Shakira.
 

A post shared by Shakira (@shakira) on

Të fundit