Flash News

KRYESORE

Shakira i shpëton drejtësisë spanjolle, nuk kishte paguar taksat

Shakira i shpëton drejtësisë spanjolle, nuk kishte paguar taksat

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira,  mësohet t’ju ketë paguar autoriteteve spanjolle gati 18 milionë paund, pasi u paralajmërua se mund të ndiqet penalisht për mashtrime të dyshuara tatimore.

Sipas “The performer”, këngëtarja ka dorëzuar shumën për të zgjidhur një borxh tatimor të vitit 2011, pasi autoritetet spanjolle u kërkonin prokurorëve të shqyrtonin çështjet e saj financiare midis 2011 dhe 2014.

Autoritetet pretendojnë se Shakira mund të ketë shmangur pagesën e taksave.

Ndërsa gazeta “El Periodico” ka zbuluar se këngëtarja 41-vjeçare, Shakira, pagoi 17.65 milionë paund për vitin 2011 dhe pas kësaj ajo mund të paraqiste një ankesë kundër kërkesës së zyrës së taksave.

Agjencia Tatimore e Spanjës argumentoi se këngëtarja jetonte në Spanjë gjatë asaj periudhe dhe për këtë arsye duhet të kishte paguar tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën dhe jo vetëm të ardhurat e fituara në Spanjë.

Të fundit