Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Shano: Akti i fundit i PS-së, një Grusht Shteti, i transmetuar live
Koordinatori i PD-së, ekonomisti Dritan Shano, ka komentuar zhvillimet e fundit nga dosja “Tahiri”, duke u ndalur tek tryeza e kryeminisitrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, me deputetët e partisë së tij. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Shano shkruan se akti i funditi i përfaqësuesëve të PS-së në Këshillin e Mandateve të Kuvendit ishte “grusht shteti” që u përjetua si një situatë normale...”. Ja postimi i Shanos:
“Përfaqësuesit e Nënës Parti në Këshillin e Mandateve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kryer Grusht Shteti. Nuk kemi pse i vijmë vërdallë. E kanë bërë këtë duke i marrë, uzurpuar, kompetencat dhe permbysur Gjykatën, - të vetmin komponent të shtetit që formalisht nuk e kontrollojnë pasi kanë Parlamentin dhe Qeverinë - në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit S.T. duke vendosur se: Nuk ka prova të mjaftueshme për këtë. Mbështetës të deputetit S.T., të mbledhur jashtë Kuvendit, brohoritën për këtë grusht shteti duke e përjetuar si një situatë normale...”