Flash News

KRYESORE

Shano ironizon Metën: Legjitimuam vjedhjen me Kushtetutë

Shano ironizon Metën: Legjitimuam vjedhjen me Kushtetutë

Vetëm një ditë pas betimit si President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës nuk i mungojnë thumbimet dhe shigjetimet therëse.

Koordinatori i Partisë Demokratike Dritan Shano nuk ja ka kursyer ironinë Presidentit Meta, duke e cilësuar zgjedhjen e tij në krye të shtetit si legjitimim të vjedhjes, duke e nderuar dhe adhuruar atë nëpërmjet ceremonive të posaçme që Kushtetuta parashikon.

Instalimin mekanizmit të korrupsionit Shano e sheh si të vjetër e të zënë rrënjë në vendin tonë qysh prej ndërtimit të “Via Egnatia” 2217 vite më parë.

Statusi i plote:

“I kemi punët mirë fare!

Ndërtimi, para 2217 vjetësh, i Via Egnatia na krijoi mundësitë për të vjedhur ndonjë gjë në mënyrë të organizuar. Sot, e kemi legjitimuar vjedhjen, e nderojmë dhe ardhurojmë atë. Kushtetuta e vendit parashikon ceremoni zyrtare të posaçme, me betim, për këtë të drejtë themelore tonën”.

Të fundit