Flash News

KRYESORE

Shano: Izolimi e dobëson njeriun, e bën të varur nga qeveria

Analisti Dritan Shano hedh poshtë idenë se izolimi e mbron shëndetin dhe jetën e njeriut.

Sipas Shanos, kjo metodë jo vetëm që e dobëson njeriun, por e bën atë të varur krejtësisht nga qeveria.

“MASHTRIM: Izolimi e mbron shëndetin dhe jetën e njeriut.

FAKT: Izolimi e dobëson njeriun. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i dobëson shëndetin dhe i kërcënon jetën njeriut, duke prodhuar çdo ditë e më shumë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që pretendon. Po në mënyrë të drejpërdrejtë izolimi varfëron individin, e zhvesh atë nga mjetet për krijimin e pasurisë siç është prona dhe puna, dhe e bën krejtësisht te varur nga qeveria. Pra, izolimi eliminon sot çdo mundësi për pavarësi individuale, për rezistencë fizike, financiare, mendore dhe spirituale, duke e kaluar individin në stad vegjetativ, të gatshëm të pranojë çdo gjë që i thotë qeveria nesër.

STOP IZOLIMIT !!!”, shkruan Shano.

Të fundit