Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Shano për kritikët e Bashës: Kur janë afër kryetarit thonë 'është i pagabueshëm', kur nuk kanë poste e quajnë 'të pazotin'
Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në një postim në Facebook 'analizon' kritikët e kryetari Basha. Sipas tij kur kanë ndonjë post ose janë afër kryetarit ata e quajnë të pagabueshëm, ndërsa kur ndodh e kundërta flasin për gabime trashanike të kryetarit.
Shano i quan oligopolistët politikë.
Pas 30 qershorit shumë prej kritikëve të Bashës janë rizgjuar duke folur për një humbje të radhës së opozitës së drejtuar prej tij dhe duke kërkuar analizë, reflektim apo edhe largim të shefit të demokratëve.
Statusi i plotë i Dritan Shanos:
Çfarë janë Oligopolistët Politikë?
Ata janë tipat që kur kanë ndonjë post të rëndësishëm apo janë afër Kryetarit thonë se ky i fundit ka të drejtë dhe është i pagabueshëm; janë po ata që nuk lenë llafe pa thënë për pazotësinë dhe gabimet trashanike të Kryetarit, sa herë ata vetë nuk kanë një post të rëndësishëm apo nuk janë afër Kryetarit.
Zakonisht këta janë tipat që tani mund t'i shohësh në rrugë dhe ndërsa janë duke i thënë shqiptarëve njërën apo tjetrën nga dy gjërat që shpjeguam, nuk mbajnë mend sa herë kanë qenë ministra ose ndonjë gjë tjetër.