Flash News

KRYESORE

Shano: Pretendimet për manipulime nuk kanë vend, rivali i Bashës pranoi rezultatin

Shano: Pretendimet për manipulime nuk kanë vend, rivali i Bashës

Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në studion e Ora News është shprehur se rezultati me të cilin Basha fitoi këto zgjedhje kanë tre mënyra leximi.

E para sipas tij Lulzim Bashës i është dhënë një besim nga e gjithë anëtarësia. Është një përgjegjësi shumë e madhe që çdo demokrat i ngarkon atij mbi supe, edhe pezmin e vet për rezultatin e dobët në këto zgjedhje. Së treti, Shano thotë  se kjo është “puthja e fundit” që PD i jep Lulzim Bashës.

“Basha është i shtënguar të kthejë mbrapsht këtë besim kaq të madh tek demokratët duke e ngjitur PD në pushtet. Duke konbinuar një lidership që prodhon një program të djathtë, komunikon djathtas dhe krijon një përfaqësi djathtas krejt të ndryshme nga PS.”-thotë Shano.

Ai shtoi se të gjitha pretendimet për manipulime nuk kanë vend sakohë rivali i Bashës pranoi rezultatin.

Fjala e Shano:

"90% e kusur eleminojnë çdo pretendim për manipulim, tipat që flasin për manipulime apo çudira në kutitë e votimin në garën për kryetar nuk gjejnë konfirmim në ndjeshmërinë që shprehu kandidati tjetër Eduard Selami shumë serioz, shumë fisnik në atë garë që kreu përsa i përket njohjes së rezultatit me një thjeshtësi dhe sinqeritet prej demokrati.Të gjithë këta që flasin dhe bërtasin që ka pasur manipulime apo hatara në rezultat do të duhet ta konfrontojnë këtë pretendim të tyre me deklaratën e Selamit që e ka uruar për fitore Bashën."

Të fundit