Flash News

KRYESORE

Shaqiri drejt largimit, Klopp bllokon gjithçka

Shaqiri drejt largimit, Klopp bllokon gjithçka

Jurgen Klopp ka folur në lidhje me të ardhmen e Xherdan Shaqirit në skuadrën e tij. Ai ka hedhur poshtë të gjithë zërat se lojtari do të largohet në merkaton e janarit nga skuadra e "Redsave".

"E ardhmja e Shaqirit? Ju e dini shumë mirë se gjatë gjithë muajit dhjetor, por dhe tani në janar, kemi pasur në stol vetëm adoleshentë. Të talentuar dhe futbollistë të mirë, por mbeten adoleshentë. Prandaj nuk i kuptoj disa ekipe që duan të na marrin një nga lojtarët më të rëndësishëm.

"Shaqiri është shumë i rëndësishëm për ne, nga stoli ose titullar, por jo vetëm Shaq. Edhe futbollistë të tjerë, si Lallana e Origi, janë lojtarë që mund të mbështetem në çdo sekondë. Nuk kemi asnjë qëllim, e përsëris, asnjë qëllim që të lë lojtarët tonë më të mirë të largohen”, - tha Klopp.

Të fundit