Flash News

KRYESORE

Shaqiri "gozhdohet" në stol: Më thërrasin legjendë, jam lider te Liverpooli

Shaqiri "gozhdohet" në stol: Më thërrasin

Shqiptari Xherdan Shaqiri ka humbur nga radarët dhe nuk është më pjesë e lojtarëve që marrin minuta nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp. Ai ka folur në lidhje me situatën e tij dhe ka pranuar se është i zhgënjyer që nuk po merr minuta.

"Jam i zhgënjyer që nuk po marr minuta, sigurisht. Nëse ky nuk është reagimi i një lojtari profesionist, atëherë ai po merret me sportin e gabuar. Klopp nuk mund të diskutojë me çdo lojtarë zgjedhjet e tij, është normale.

"Ne kemi shumë talente në skuadër dhe shumë prej tyre presin shansin. Nuk kam patur kurrë probleme me trajnerin. Ai e di se jam gati. Nuk jam penduar që zgjodha Liverpoolin. Kalova nga rënia nga Kategoria me Stoke te fitimi i Championsit.

"Isha titullar në gjysmëfinalen e kthimit kundër Barcelonës që do të mbetet në historinë e klubit. Kam shënuar dy gola kundër Manchester United dhe shpesh më quajnë legjendë këtu. Mendoj se jam pjesë e rëndësishme e grupit dhe një nga liderët e skuadrës me eksperiencën që kam", - tha Shaqiri.

Të fundit