Flash News

KRYESORE

Shaqiri larg Liverpool-it, janari e gjen me ekip të ri?

Shaqiri larg Liverpool-it, janari e gjen me ekip të ri?

Sulmuesi shqiptar i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, dha sinjale shumë të mira në ndeshjen e fundit kundër Everton-it të fituar me rezultatin 5-2. Ai shënoi golin e tretë dhe dhuroi një paraqitje shumë të mirë.

Futbollisti i Zvicrës pëlqehet shumë nga Galatasaray. Turqit duan ta rrëmbejnë sulmuesin që në janar, por diçka e tillë duket e vështirë. Shtatshkurtri mund të tundohet nga një ofertë e mirë financiare dhe turqit kanë mundësi për diçka të tillë.

Shqiptari ka deklaruar se dëshiron të fitojë titullin kampion në Angli dhe më pas mund të lëvizë. Fitimi i Premier Leagues do të ishte një sukses i madh dhe Shaqiri nuk do të humbasë një mundësi të tillë.

Të fundit