Flash News

KRYESORE

Shaqiri larg Liverpoolit, shqiptari sqaron gjithçka

Shaqiri larg Liverpoolit, shqiptari sqaron gjithçka

Xherdan Shaqiri po vuan shumë te Liverpooli, pasi nuk po merr minuta. Ai është "kalbur" në stol me trajnerin Jurgen Klopp që ka humbur besimin tek ai që nga gjysma e dytë e sezonit të kaluar.

Shqiptari i Zvicrës ka folur në lidhje me situatën e tij dhe ka treguar se nuk ka ndërmend të largohet në janar, pasi do të shijojë titullin kampion me Liverpoolin në Premier League.

“Ndjesi e jashtëzakonshme, deri më tani e kam fituar dy herë, njëherë me Liverpoolin, njëherë me Bayern Munchen. Është një kompeticion elitar dhe jo të gjithë lojtarët arrijnë ta fitojnë.

Unë kam dy medalje të Champions League, por dua titullin e Premier League me Liverpoolin. Kjo është ëndrra ime më e madhe”, përfundoi sulmuesi.

Të fundit