Flash News

KRYESORE

Shaqiri mesazh Kloppit: Mbaj premtimin!

Shaqiri mesazh Kloppit: Mbaj premtimin!

Xherdan Shaqiri më në fund është gati dhe pret të marrë minutat e tij nga trajneri Jurgen Klopp. Shqiptari nuk ka luajtur aspak këtq sezon, pasi ka qenë i shoqrëruar gjatë gjithë kohës me dëmtime, por duket se momenti i tij ka ardhur, ose të paktën kështu pretendon ai.

Sulmuesi ka dhënë një deklaratë për Liverpool Echo dhe sqaron se nuk ka ndërmend të largohet, por të luftojë për pozicionin e tij në skuadër. “Besoj se e ardhmja ime është me Liverpoolin. Po pres për të luajtur një rol të rëndësishëm në javët e ardhshme, ashtu siç ka thënë edhe Klopp“.

Merkatoja e janarit është afër dhe gjithçka mund të ndodhë. Shanset që Shaqiri të kthehet protagonist janë të pakta, pasi në skuadër ka futbollistë si Mo Salah, Mane dhe Firminho, ndërsa në stol janë Origi dhe Chamberlain.

Të fundit