Flash News

KRYESORE

Shaqiri shënoi, Klopp merr mesazh nga shqiptari

Shaqiri shënoi, Klopp merr mesazh nga shqiptari

Sulmuesi Xherdan Shaqiri u rikthye me gol në ndeshjen kundër Evertonit të fituar me rezultatin 5-2. Shqiptari vuajti shumë këtë sezon, pasi ishte i dëmtuar dhe nuk mori minuta. Ai menjëherë pas ndeshjes i dërgoi një mesazh trajnerit Jurgen Klopp se ka nevojë për më shumë minuta.

"Unë mendoj se e patë që e shijova shumë rikthimin në fushë. Ishte e pabesueshme që të rikthehesha. Doja të kisha një paraqitje të mirë. Kam punuar shumë në muajt e fundit, pasi kam qenë i dëmtuar. Jam në formë të mirë. Nuk ishte e lehtë të rikthehesha në derbi, por kam gjithmonë besim se do të bëj mirë".

"Pjesa e parë ishte e pabesueshme. Ne ndryshuam formacionin dhe luajtëm disa lojtarë që nuk kishim luajtur prej javësh. Bëmë mjaft mirë. Kjo është e mirë për skuadrën, pasi mund të shihni sa të plotësuar jemi. Bëmë gabime, por duhet të mësojmë prej tyre. Rekordi prej 32 ndeshjesh pa humbje është fantastik. Punojmë fort dhe jemi në rrugë të mbarë, kemi dy vite që punojmë me njëri-tjetrin dhe argëtohemi në stërvitje", - tha ai.

 

Të fundit