Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Shau Ramën me “libër shpie”, reperi i del në krah Sandër Gjokës: Legjendë e gjallë që shfryn dufin e 30 viteve karrierë të pambrojtur
Dje, një video e këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka ka bërë xhiron e rrjetit, pasi ky i fundit shpërthen me një fjalor të rëndë ndaj politikës, por kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa shprehte kundërshtinë ndaj masave anti-covid.
Reperi i njohur, i cili prej vitesh nuk jeton në Shqipëri, Big Basta i del në krah duke u kujtuar të gjithë atyre që kanë parë videon që të shikojnë përtej fjalëve që ai shpreh.
“Sandri është ai legjendë e gjallë që shfryn dufin e 30 viteve karrierë suksesi të pambrojtur në letër, dhe si musketier është detyruar me gjak ta mbroje i vetëm. Kështu që, kur ta shani apo ta qeshni për gjendjen e tij emocionale, mundohuni te shikoni ne sytë e tij cfare dhimbje dhe lodhje transmetojnë”, shkruan reperi.
Reagimi:
Kur e shikoni videon e Sandrit, mundohuni te shikoni pertej fjaleve, por direkt e ne syte e rrudhur te tij. Eshte legjende e gjalle dhe ne kohen e pandemise se muzikes ai ka luftuar pa reshtur dhe ka marre vetem duartrokitjet tona pa asnje suport nga shteti, njesoj si mjeket qe i duartrokitem ne ballkone. Tempulli i artit te tij u shemb me kohe nga fadromat e babezise, kaosit dhe injorances te cilat u ndihmuan nga mungesa e funksionimit te institucioneve shteterore per mbrojtjen e te drejtave te autorit dhe artit, i cili do te sillte nje mekanizem rregullator te menjehershem dhe veshet tona nuk do dhimbnin nga shumica e kengeve sot. Por nuk pame asnje te protestoje njezeri per te mbrojtur ate tempull dhe sidomos gjeneraten e re e ta largonim nga marrezia. Sandri eshte ai legjende e gjalle qe shfryn dufin e 30 viteve karriere suksesi te pambrojtur ne leter, dhe si musketier eshte detyruar me gjak ta mbroje i vetem. Keshtu qe, kur ta shani apo ta qeshni per gjendjen e tij emocionale, mundohuni te shikoni ne syte e tij cfare dhimbje dhe lodhje transmetojne. Ose ose me thjeshte beni krahasimin e fames dhe kontributit te tij, nese do te ishte ne nje shtet tjeter. Kaq kisha. Mic drop!