Flash News

KRYESORE

SHBA autorizon përdorimin e ilaçit që trajton Ebolën, kundër Covid-19

SHBA autorizon përdorimin e ilaçit që trajton Ebolën,

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA (FDA) ka autorizuar përdorimin e ilaçit remdesivir, që përdorej më parë për trajtimin e Ebolës, për pacientët e prekur me coronavirus.

Një provë klinike e fundit tregoi se ilaçi ndihmoi në shkurtimin e kohës së rimëkëmbjes për njerëzit që ishin të sëmurë rëndë.

Por autorizimi i FDA nuk është i njëjtë me aprovimin zyrtar, i cili kërkon një nivel më të lartë shqyrtimi, shkruan BBC.

Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se ilaçi i cili u krijua fillimisht për të trajtuar Ebolën nuk duhet të shihet si një "plumb magjik" për coronavirusin.

Gjatë një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, Shefi Ekzekutiv i Galaadit Daniel O'Day tha se autorizimi i FDA ishte një hap i parë i rëndësishëm. Kompania do të dhurojë 1.5 milion shishe të ilacit fillimisht, tha ai.

LEXO EDHE:

https://politiko.al/studimi-ne-shba-ky-ilac-antiviral-mund-te-bllokoje-covid-19/

Të fundit