Flash News

KRYESORE

SHBA/ Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e Kongresit dhe si mund të ndryshojnë balancat

SHBA/ Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e Kongresit dhe si

Amerikanët po votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të Kongresit të SHBA-së. Qytetarët amerikanë do të votojnë për 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (ligjvënësit) dhe për 35 nga 100 anëtarët e Senatit. Sot votohet edhe për 36 nga 50 guvernatorë që ka SHBA.

Dhoma e Përfaqësueve kontrollohet aktualisht nga republikanët, ndërkohë që demokratët duhet të fitojnë në këto zgjedhje 23 ligjvënës të tjerë për të marrë kontrollin. Fitorja e demokratëve mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington për dy vitet e ardhshme të presidencës së Donald Trump.

Edhe Senati kontrollohet nga republikanët, por këtu diferenca është më e ngushtë, 51 me 49. Për 35 vendet e Senatit për të cilat votohet sot, 26 janë aktualisht të mbajtura nga demokratët dhe 9 nga republikanët.

Pjesëmarrja në orët e para në disa shtete amerikane ka qenë e lartë, aspak e zakontë për zgjedhjet e mesmandatit kur përgjithësisht është vështirë të arrihet pjesëmarrja e votuesve deri në nivelin 40%.

Të fundit