Flash News

KRYESORE

SHBA dhe Australia mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina

SHBA dhe Australia mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina

Koronavirus është kthyer në një shqetësim global dhe tashmë kanë filluar të merren masa për të mos arritur shifra më tragjike. Vetëm para disa ditësh, OBSH-ja shpalli gjendjen emergjente globale dhe së fundmi SHBA dhe Australia thanë se nuk do të lejojnë hyrjen në vend të vizitorëve që kanë qenë në Kinë kohët e fundit, ku dhe u shfaq fillimisht virusi i panjohur në fillim të dhjetorit.

Ndërsa kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe zyrtarë botëror janë shprehur se janë kundër masave të tilla izoluese.

“Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm se avantazh pasi pengojnë këmbimin e informacionit dhe dëmtojnë zinxhirin e furnizim mjekësor”,- tha dje kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të fundit