Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
SHBA dhe Britania e Madhe i ‘drejtojnë sërish gishtin’ Rusisë: Fshihet pas sulmeve kibernetike
Agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe kanë dhënë alarmin se hakera rusë po të rrëmbejnë pajisje kritike të infrastrukturave
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë, FBI dhe Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se fushata globale e hakerëve rusë është qëllimkeqe dhe mund të përshkallëzohet.
Moska nuk i komentoi ende akuzat, ndonëse, në të kaluarën, i ka mohuar akuza të tilla të ngjashme.
“Aktorë të sponsorizuar nga shteti rus po përdorin routerë të komprometuar për të kryer sulme në mbështetje të spiunazhit, për të vjedhur pronësinë intelektuale, për të ruajtur qasjen e vazhdueshme në rrjetet e viktimave dhe për të hedhur themelet për operacione të ardhshme të ofensivave”, thuhet në deklaratën e përbashkët të agjencive të inteligjencës britanike dhe amerikane.
“Situata aktuale e rrjeteve në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me fushatën e Qeverisë ruse për t’i shfrytëzuar ato, kërcënon sigurinë tonë dhe mirëqenien ekonomike”, thuhet po ashtu në deklaratë.
Koordinatori për siguri kibernetike i Shtëpisë së Bardhë, Rob Joyce, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre besojnë fuqishëm se Rusia qëndron prapa fushatës.