SHBA dhe “katër të mëdhatë” i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që të rinisin dialogun

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rinisin dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Pesëshja e shteteve të fuqishme kërkojnë që të dyja vendet të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

Sipas këtyre vendeve, akordi është i nevojshëm për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe të tjera përfitime. Pesë fuqitë e mëdha mund të ndihmojnë vendet ballkanike vetëm nëse këto të fundit japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Por, Qeveria e Kosovës ende nuk i di kompetencat e saj pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit.

Gjykata Kushtuese ende nuk i ka kthyer një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj lidhur me kërkesën për “përcaktimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij.

Për më tepër që qeveria kosovare kërkon që dialogu të mos kushtëzohet

“ Kosova asnjëherë nuk e ka penguar dhe janë shprehur të gatshëm të ulen në tavolinë, për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe që çon në njohje reciproke.”, ishte përgjigja nga zyra e kryeministrit të dorëhequr Haradinaj, në lidhje me komunikatën e shteteve të Quint-it.