Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
SHBA e shqetësuar për Maqedoninë, Hojt Brajan Ji: “Lejoni shumicën parlamentare të formojë qeverinë”
Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji pas takimeve që ka realizuar në Maqedoni ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se SHBA është e shqetësuar në lidhje me situatën në Maqedoni.
Ja një pjesë nga deklarata e tij:
Politikat e SHBA-ve kundrejt Maqedonisë mbeten në drejtim të integrimit në BE, stabilitetit dhe demokracisë. Do të punojmë me partitë poltiike, qytetarët, sektorin civil në këtë drejtim.
Ne jemi të shqetësuar pasi besojmë se është një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, kuptoeht për shkak të krizë politike e cila po vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë.
Liderët politik nuk arritën të formojmë Qeveri pas zgjedhjeve kredibile që u pranuan nga të gjitha partitë politike.
Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlamend javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra.
Është me rëndësi që të gjendet një mënyrë që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe të bëhet një transfer i qetë i pushtetit.
Debati për çdo çështje duhet të bëhet në Kuvend. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.