Flash News

KRYESORE

SHBA emëron Kelly Craft-in si ambasadore në OKB

SHBA emëron Kelly Craft-in si ambasadore në OKB

Kelly Craft do të jetë ambasadorja e re e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Senati amerikan miratoi kandidaturën e saj dhe tani Craft është kthyer në donatoren e parë të madhe politike që ka zënë një post të lartë në OKB.

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada dhe burri i saj, Joe Craft, miliarder, kanë financuar Partinë Republikane dhe presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës. Ky i fundit dominoi atë për postin që më pas u miratua në senat.

Gjithashtu Craft njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki. Emërimi saj solli edhe ankesa, me demokratët të cilët e konsiderojnë të papërvojë për këtë pozitë. Ajo do të zëvendësojë Nikki Haleyn, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Të fundit