Flash News

KRYESORE

SHBA ‘forcon’ kufijtë e Shqipërisë, dhuron pajisje me vlerë 130 mijë dollarë

SHBA ‘forcon’ kufijtë e Shqipërisë, dhuron pajisje me

Ambasadori amerikan Donald Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t'i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim.

Në njoftimin e publikuar në faqen e ambasadës, thuhet se këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri.

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada.

Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare.

 

 

Të fundit