Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
SHBA/ Gjykata e Nju Jorkut dënon shqiptarin me 22 vjet burg, donte të bashkohej me ISIS
Gjykata e Nju Jorkut dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik. Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.
Shqiptari, që e quante veten “Dentisti” dhe banonte në Bronks kishte planifikuar të udhëtonte në Siri, e të bëhej pjesë e grupit terrorist.
“Ju jeni një bombë e kurdisur”, i tha atij gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, ndërsa i shqiptoi edhe vendimin, raporton “Zëri i Amerikës”.
derisa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë.
Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan u arrestua në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.
Alimehmeti i tha agjentit të fshehtë se bashkë me të vëllanë kishin pasur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.