Flash News

NDËRKOMBËTARE

SHBA i hap rrugë anëtarësimit të Mali të Zi në NATO, Spanja nuk vendos ende

SHBA i hap rrugë anëtarësimit të Mali të Zi në

Fqinji ynë verior, Mali i Zi është një hap më afër që të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s.

Ratifikimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në aleancë tejkaloi një pengesë procedurale të hënën në senatin amerikan, i cili do të mblidhet për një votim përfundimtar më vonë gjatë kësaj jave. Miratimi i traktatit kërkon dy të tretat e votave në senat dhe pas kësaj presidenti mund të ratifikojë atë.

Nëntëdhjeteshtatë senatorë e mbështetën këtë process, raporton Zëri i Amerikës.

Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i dërgoi një letër senatit që të miratojë traktatin para takimit të lartë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare.

“Pjesëmarrja e Malit të Zi në takimin e NATO-s si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të dërgonte mesazhin e fuqishëm për unitetin transatlantik dhe që asnjë palë e tretë nuk mund të ketë fuqinë e vetos mbi vendimet e NATO-s" shkruante sekretari Tillerson. Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, do të përcaktonte një kufi të ngjeshur të NATO-s, përgjatë bregut të Detit Adriatik.

Mali i Zi është në mes të përplasjeve ndërmjet perëndimi dhe Rusisë mbi ndikimin në Ballkan. Rezultati mund të përcaktojë orientimin e rajonit: drejt NATO-s e Bashkimit Evropian apo prapa në sferën ruse të ndikimit.

SHBA dhe Spanja janë vendet e vetme që nuk kanë ratifikuar ende pranimin e Malit të Zi në NATO, ndërsa Shqipëria ka votuar pro në Kuvend që më 23 qershor të 2016-ës.

Të fundit