Flash News

KRYESORE

SHBA i jep 1.2 mln $ Shqipërisë për të luftuar Covid-19, Kim: Ku do të përdoren

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Shqipërisë një fond prej 1.2 milionë dollarësh në luftën kundër COVID-19.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në një reagim në rrjetet sociale sqaron se kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë.

“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 arrin në 1.2 milionë dollar, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë”, shkruan ambasadorja Kim në twitter.

Të fundit