SHBA i refuzoi vizën, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Hasnezirin për shkak të mangësive të konstatuara gjatë hetimeve për pasurinë.

Hasneziri, aktualisht ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në vitin 2014, gjyqtarit iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë.

Po ashtu, KPK shkarkoi nga detyra edhe e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Becin, ndërsa e kaloi me sukses gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti.