Flash News

KRYESORE

SHBA-ja dënon ashpër votimin e Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës

SHBA-ja dënon ashpër votimin e Asamblesë Kushtetuese të

Departamenti i Shtetit të SHBA-së kritikoi sot zgjedhjet e djeshme të Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, duke thënë se votimi “është projektuar për të zëvendësuar Kuvendin Popullor të zgjedhur legjitimisht dhe për të shkelur të drejtën e popullit venezuelian për të vetëvendosur”.

“SHBA-ja mbështet popullin e Venezuelës dhe përfaqësuesit e tij kushtetues, në përpjekjen për të rivendosur demokracinë në vend “, tha Departamenti i Shtetit gjatë një deklarate.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa të ashpra dhe të shpejta kundër arkitektëve të autoritarizmit në Venezuelë, duke përfshirë edhe ata që marrin pjesë në Asamblenë Kombëtare Kushtetuese si rezultat i zgjedhjeve të fundit të gabuara “, thuhet në deklaratë.

“Ne dënojmë përdorimin e dhunës së regjimit të Maduros ndaj qytetarëve  duke shkelur të drejtat e tyre për lirinë e shprehjes, asocimit dhe tubimit paqësor”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Maduro kishte refuzuar dhe hedhur poshtë pikëpamjet dhe aspiratat e popullit venezuelian”, thuhet në deklaratë.

 Rreth 8,1 milionë votues kanë marrë pjesë në një votim të diskutueshëm në fundjavë,  për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, konfirmoi sot zyra elektorale e vendit.

Opozita e vendit, ka pretenduar se vetëm 2, 48 milionë votues kanë marë pjesë në votime duke e quajtur rezultatin si “mashtrimi më i madh në historinë e zgjedhjeve në vend “.

Gjithashtu, lideri  i opozitës, Henrique Capriles pohoi se gjatë ditës së votime janë vrarë 15 persona si pasojë e dhunës, ndërsa prokurori i shtetit ka konfirmuar vetëm tetë prej tyre.

Të paktën shtatë roje kombëtare janë raportuar të plagosur gjatë një sulmi në kryeqytetin e Karakasit.

Capriles e quajti ditën e votimeve si një “ditë të zezë” për popullin venezuelian dhe fajësoi atë që ai e përshkroi si “ambicie të sëmurë” të presidentit të Venezuelës,  Nicolas Maduro.

Lideri  i fraksionit të opozitës të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Stalin Gonzalez, paralajmëroi dje se presidenti, Nikolas Maduro do të pendohet për atë që ai e quajti si “zgjedhjet mashtruese”.

Të fundit