Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“SHBA i ka vendosur afat Edi Ramës, 4 muaj kohë për të asgjësuar 20 familjet mafioze ose do largohet”
Gazeta Rilindja Demokratike flet sot për një afat 3-4 mujor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama për të neutralizuar emrat kryesorë të krimit të organizuar, për të cilët foli dje ambasadori Donald Lu.
Gazeta e Partisë Demokratike citon burime pranë mazhorancës kur thotë se nëse Rama nuk e zbaton afatin, atëhere në axhendën e amerikanëve është largimi i kryeministrit shqiptar.
“Shtetet e Bashkuara i tregojnë vijën e kuqe Ramës për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Uashingtonit i ka sosur durimi me njehsimin e pushtetit me krimin dhe rënien e vendit në duart e krimit të organizuar dhe ka vendosur të reagojë fort duke paralajmëruar një fortunë në ditët dhe javët e ardhshme, e cila nuk do të kursejë as qeverinë. Është e pakuptimtë se si Rama ka heshtur pas mesazheve të forta amerikane përmes ambasadorit Lu. Burime nga mazhoranca flasin për një afat që i është vendosur Ramës për të neutralizuar emrat kryesorë të krimit të organizuar dhe nëse plani arrihet brenda këtij afati që besohet të jetë tre deri në katër muaj, atëhere në axhendë është largimi i Ramës”, shkruhet në artikull.
Ambasadori Lu foli dje për 20 familje dhe katër klane që kontrollojnë të gjithë krimin në vendin tonë. Kryeministri Rama dhe asnjë zyrtar i mazhorancës nuk kanë reaguar për këto deklarata.