KRYESORE

SHBA kërcënon Europën: Mos bashkëpunoni me kompaninë 'Huawei'

SHBA kërcënon Europën: Mos bashkëpunoni me kompaninë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA mund të detyrohet të rikonsiderojë bashkëpunimin me Europën nëse vendet e BE-së do të bëjnë biznes me gjigantin kinez të telekomunikacionit ‘Huawei’.

Në Hungari, Pompeo tha se do të diskutonte me kryeministrin Viktor Orban dhe zyrtarë të tjerë nga bota e biznesit për rreziqet që u kanosen nga kompania kineze.

SHBA vazhdimisht ka akuzuar Huawei-n për përdorimin e teknologjisë për të vjedhur sekrete tregtare. Të njëjtin mesazh Pompeo do të përcjellë edhe në Sllovaki dhe Poloni.

Ditari politik

Të fundit