Flash News

KRYESORE

SHBA kërcënon Poloninë: Me ligjin për ‘Holokaustin’, pasojat për ju do jenë dramatike

SHBA kërcënon Poloninë: Me ligjin për

Marrëdhënia e Polonisë me SHBA-të është në rrezik për shkak të vendimit të presidentit polak, Andrzej Duda, për të firmosur ligjin që dënon këdo që deklaron se Polonia dhe polakët kanë qenë bashkëpunëtor të nazistëve në krimet e kryera ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat polake kanë zbardhur një memo të derguar në Varshavë nga Ëess Mitchell, ndihmës-sekretari për Europën, ku Polonia paralajmërohet për kundërmasa të ashpra.

Tre ultimatumet e Uashingtonit janë: Jo takime të nivelit të lartë deri sa kjo krizë të zgjidhet; Kongresi amerikan do të bllokojë financimin e projekteve ushtarake në Poloni nëse qeveria nuk ndryshon ligjin; Pasojat për Poloninë do të jenë dramatike nëse ndonjë qytetar amerikan bëhet subjekt i këtij ligji nga prokurorët polak.

Sipas ligjit për ‘Holokaustin’, është ndaluar që Polonia dhe polakët të akuzohen si bashkëpunëtor të nazistëve dhe nëse dikush e thotë publikisht këtë, rrezikon dënimin me burg.

Miratimi i këtij ligji është kundërshtuar ashpër edhe nga Izraeli.

Të fundit