Flash News

KRYESORE

SHBA kërkon konsensus ndërkombëtar për “problemin Iran”

SHBA kërkon konsensus ndërkombëtar për “problemin

Sekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, njoftoi se SHBA po përpiqen të krijojë një “konsensus ndërkombëtar” në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ndaj dy anijeve-cisternë në Gjirin e Omanit.

Sipas funksionarit amerikan, Irani nuk është një problem vetëm i Shteteve të Bashkuara, por se tashmë ai është një problem ndërkombëtar.

Ai tregoi se për shkak të rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e karburantit të botës, ushtria amerikane po harton edhe plane veprimi në rast se përkeqësohet situata.

Dje ushtria amerikane qarkulloi filmime ku duket një anije ushtarake iraniane që i afrohet anijes çisternë japoneze për të tërhequr një minë detare të pashpërthyer.

​Teherani ka mohuar akuzat, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump fajësoi dje Iranin për sulmet ndaj dy çisternave të naftës.

I pari që akuzoi Iranin për sulmet ishte Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se “ky konkluzion bazohet tek të dhënat e zbulimit, armët e përdorura dhe niveli i ekspertizës që duhet për të ekzekutuar një operacion të tillë”.

Të fundit