Flash News

KRYESORE

SHBA – Kore e Jugut, nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake

SHBA – Kore e Jugut, nisin stërvitjen e përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut filluan knë startuar së fundmi në stërvitjen e përbashkëta ushtarake 10 ditore në shkallë të gjerë. Ndërkohë që raportohet se këtë vit , numri i trupave dhe pajisjeve ushtarake do të jetë më i vogël se në vitet e mëparshme.

Stërvitjet e përvitshme ushtarake, “Rojtari i Lirisë-Ulchi” janë një operacioni masiv planifikimi dhe koordinimi ushtarak që simulon reagimin ndaj një sulmi nga Koreja e Veriut. Rreth 17,500 trupa amerikane dhe 50,000 ushtarë të Koresë së Jugut do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Udhëheqësit ushtarakë thonë se këto lojëra luftarake vjetore, përveç stërvitjeve të kombinuara ajrore dhe detare që mbahen në pranverë, janë të nevojshme edhe për të trajnuar fluksin e vazhdueshëm të ushtarëve të rinj që dislokohen në këtë zonë.

Grant Newsham i Forumit Japonez për Studime Strategjike shprehet, "Ne po flasim për përgatitje për luftë. Kjo nuk është një përgatitje për një paradë, kështu që ju duhet vazhdimisht të jeni në gatishmëri". Stërvitjet e këtij viti vijnë në një kohë kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, sapo ka ulur tensioniet në rajon duke shtyrë planet për hedhjen e raketave në drejtim të ujërave afër territorit amerikan të Guamit. Ky veprim shmangu një konflikt të mundshëm pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se ushtria amerikane ishte "në gjendje gatishnmërie" dhe do t'i përgjigjej çdo sulmi me "zjarr dhe furi".

Të fundit