Flash News

KRYESORE

SHBA largohet nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut

SHBA largohet nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB.

Shkak për këtë veprim kanë qenë akuzat ndaj OKB për "subjektivizëm kronik ndaj Izraelit”.

Ka qenë ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ajo e cila u shpreh se ky institucion me bazë në Gjenevë, është tallje për të drejtat e njeriut.

Ajo kritikoi Rusinë, Kinën, Kubën dhe Egjiptin për pengimin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për reformimin e këshillit.

Shikoni anëtarësinë e këshillit dhe shihni një mosrespektim të tmerrshëm për të drejtat më themelore", tha ambasadorja Haley,

Sekretari gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, përmes një njoftimi i është përgjigjur largimit të SHBA-ve, duke thënë që do të preferonte më shumë që Amerika te qëndronte në këshill.

I formuar në vitin 2006, ky këshill është kritikuar se ka lejuar që anëtarë të bëhen shtete me të dhëna shqetësuese për respektimin e të drejtave të njeriut.

Të fundit