Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SHBA lejon përdorimin e plazmës së gjakut si trajtim për COVID-19
Duke e quajtur "një moment me të vërtetë historik", Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, "do të shpëtojë jetë të shumta" pacientësh të prekur nga koronavirusi.
Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qënë në respiratorë, dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.
"Në prodhimin e ilaçeve të reja, ulja e vdekshmërisë me 35 për qind është një arritje e madhe", tha Sekretari Azar, përkrah presidentit në konferencën e shtypit, duke shtuar se "ky është një përparim i madh për trajtimin e pacientëve".
Plazma konvaleshente sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me anti-trupa. Ajo është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.
Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar - por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar - përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar.
Një ditë para njoftimit, Presidenti Trump ishte shprehur në një postim në Twitter se "një 'shtet brenda shtetit' ose dikush tek Agjencia e Barnave, po e bën shumë të vështirë për kompanitë farmaceutike të sigurojnë njerëz për të testuar vaksinat dhe terapitë e reja".
Në postim ai vazhdonte më tej se "është e qartë që synojnë ta vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të veprojmë shpejt dhe të shpëtojmë jetë!"
Presidenti Trump iu referua ditës së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai do të ndeshet me ish Nën-presidentin Joe Biden, kandidatin e Partisë Demokratike.
Drejtuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) , Dr. Stephen Hahn, u tha gazetarëve se agjencia kishte arritur në përfundimin se trajtimi me plazmë meritonte miratim në baza urgjence pas analizimit të rezultateve të trajtimit të rreth 20 mijë nga rreth 70 mijë pacientë që janë trajtuar me këtë terapi, si dhe bazuar në studimet e tjera.
"Një përmirësim me 35 për qind i shanseve për të mbijetuar është një përfitim klinik domethënës", tha ai, duke shtuar se, "kemi patur kërkesa të shumta nga mjekët në mbarë vendin".
Trajtimi me plazmë është përdorur më parë pa shkaktuar probleme ndaj sëmundjeve të tjera si Ebola dhe difteria, por shkencëtarët, përfshirë disa që punojnë për qeverinë amerikane, janë treguar më të kujdesshëm rreth përdorimit të saj për koronavirusin, duke thënë se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të tregojnë se funksionon kundër Covid-19.
Kur një gazetar e pyeti rreth gjuhës disi kontradiktore që ai dhe zoti Hahn përdorën për efektshmërinë e plazmës, presidenti, që e ka quajtur trajtimin "shumë të efektshëm", i dha fund konferencës së shtypit që zgjati 18 minuta, duke lejuar vetëm tre pyetje.
Një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare u shpreh në një deklaratë se Presidenti Trump demonstron mungesë vullneti për të dëgjuar mendimin e ekspertëve dhe se "zbulimet kërkojnë mbledhjen e të dhënave" për t'u siguruar se kurat janë të efektshme dhe të sigurta.
"Ky është një proces i domosdoshëm për t'u siguruar se kurat janë të sigurta dhe se trajtimi nuk është më i rrezikshëm se vetë sëmundja", tha zëdhënësi Ben Corb. "Unë jam shumë i shqetësuar nga ky veprim dhe nga koha që u zgjodh për të".
Njoftimi u dha një ditë para fillimit të punimeve të kuvendit të Partisë Republikane, i cili do të riemërojë zyrtarisht Presidentit Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.
Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është "ndoshta përfitues" për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.
"Mendoj se disa njerëz kërkojnë të shikojnë më shumë të dhëna për të mbështetur vendimin", shtoi zoti Gottlieb.
Në konferencën e shtypit të së djelës binte në sy mungesa e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, i cili është pjestar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusion.
Dr. Fauci ishte mes atyre që nuk ishte dakort që FDA të miratonte autorizmin në kushte urgjence, sipas një njoftimi të gazetës "New York Times". Sipas gazetës, Dr. Fauci mendon se të dhënat për miratimin e trajtimit janë ende shumë të pakta.
Presidenti Trump, i vetëdijshëm për akuzat e rivalit të tij Biden dhe demokratëve të tjerë, se ka dështuar në trajtimin e krizës së koronavirusit, ka thënë shpesh se zbulimi i një trajtimi për sëmundjen është i shpejtë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.
Ekspertë të shumtë amerikanë kanë thënë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit ose deri në fillim të vitit tjetër dhe se vetëm në se testet që po bëhen tani në disa vende, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, do të jenë të suksesshme.
Deri tani në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën 177 mijë vetë dhe mbi 5.7 milionë të tjerë janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të botës./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38