Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e SHBA për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po zhvillohet në Slloveni, Palmer theksoi edhe tre objektivat e SHBA.
“Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë:
-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;
-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;
-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional”- tha Palmer në fjalën e tij.
Departamenti i Shtetit katër ditë më parë emëroi Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.