Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
SHBA, miratohen testet e para tregtare për koronavirusin. Gati 2 milion të parët
Pas një mungese disa javore për testet e COVID-19, që kanë penguar aftësinë e zyrtarëve amerikanë për t`iu përgjigjur krizës, testet e para tregtare për kronavirusin kanë marrë miratimin e Adminstratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA. Gjigandi farmaceutik zviceran Roche dhe prodhuesi i pajisjeve mjekësore Thermo Fisher, kanë gati në total rreth 2 milion teste, të cilat do të pasohen nga të tjerë. FDA dha miratimin të premten për përdorimin e testeve pasi dy kompanitë kishin dërguar aplikimin pranë saj.
“Ky veprim tregon përkushtimin e agjencisë sonë për të punuar, shqyrtuar dhe autorizuar diagnostikimet gjaë kësaj urgjence të shëndetit publik”, thuhet në një deklaratë të FDA. Zyrtarët e Roche, gjigandi faramceutik zviceran, thone se kompania ka gati 400 mijë teste për t`u dërguar dhe planifikon prodhimin e 400 mijë të tjerëve. Ndërkohë përfaqësuesit e Thermo Fisher thonë se kanë gati 1.5 milion teste gati dhe mund të prodhojnë deri në prill dhe 5 milion të tjerë. Të dyja kompanitë thonë se testet e tyre mund të japin rezultatet në disa orë.
“Autorizmi i testit tonë diagnostik për COVID-19 do të ndihojë mbrojtjen e pacientëve dhe aftësimin e stafeve mjekësore që të përgjigjen me shpejtësi për të trajtuar ata që janë të sëmurë dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit”, tha në një deklaratë CEO i Thermo Fisher, Marc Casper. Prej të hënës, SHBA kishte mundësi të kryente vetëm 37 000 teste në ditë, ndërsa me furnizimet e reja të miratuara nga FDA, situata do të përmirësohet ndjeshëm.
Deri më tani, testimi në SHBA bëhej kryesisht për personat që kishin simptoma të rënda, ata që kishin ardhur nga vende me infeksion të lartë komunitar si Kina apo Irani. Por pasi FDA njoftoi se do të përshpejtojë miratimin e testeve të vlefshme nga lobartorë të aprovuar, shumë grupe kërkimore rritën përpjekjet për prodhimin e testeve. Megjithatë, testet e parë tregare që kanë “bekimin” e FDA për përdorim të gjerë janë ato të dy kompanive Thermo Fisher dhe Roche.