Flash News

KRYESORE

SHBA nderon Ditën e Çlirimit me vargjet e Çajupit

Ambasada e SHBA-së ka uruar shqiptarët në Ditën e Çlirimit të vendit. Institucioni ka zgjedhur vargjet e një prej poetëve më të njohur të vendit, Çajupit, për të shënuar këtë ditë të rëndësishme të historisë së vendit tonë.

“Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!”, ishte mesazh i ambasadës në Facebook.

Ku i duket balta, më e ëmbël se mjalta?

Në vend të tij!

Ku mund të gëzojë dhe me nder të rrojë?

në Shqipëri!

Nisur nga momenti mjaft i vështirë që vendi po kalon, si Dita e Flamurit, ashtu edhe ajo e Çlirimit nuk e kanë pasur karakterin e zakonshëm festiv. e megjithatë shqiptarët kanë qenë më të bashkuar se kurrë.

Politikanët shqiptarë, atë të shumicës si edhe president ii vendit, kanë nderuar dëshmorët e atdheut në një ceremoni të thjeshtë, pa deklarata.

Të fundit