Flash News

KRYESORE

SHBA, në objektiv marrëdhëniet shqiptaro-greke, mesazhi i fortë i ambasadores Kim

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duket se përpos tri prioriteteve që na prezantoi në ardhje të saj në vendin tonë ka edhe një tjetër të pashprehur.

Një postim i saj në Twitter në lidhje me ceremoninë e zhvilluar për varrimin e 20 ushtarëve grek, të rënë gjatë Luftës Italo-Greke, në varrezën e Këlcyrës tregon qartë sesa SHBA-të kanë vendosur që t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë pajtimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes të gjitha vendeve në Ballkan.

“20 ushtarë grekë, të rënë në Luftën e Dytë Botërore, u varrosen në manastirin e Këlcyrës. Ata u bashkuan kështu me 950 të tjerët që ishin atje. U prehshin në paqe. Ne e përshëndesim vazhdimësinë në ndërtimin  e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë, dy aleatëve tanë në NATO”, shkruan Kim, në tweet-in e saj pak më parë.

Me Presidencën e Trump në Shtetet e Bashkuara i është dhënë një hov i madh zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në rajonin tonë. Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e një konflikti gati 30-vjeccar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një arritje historike që u siguria me vendosmërinë e SHBA-ve.

Po me këmbënguljen e  tyre po intensifikohen përpjekjet për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi, ndërkohë që siç po duket edhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë në lupën e tyre.

Në Këlcyrë, paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia e varrosjes së eshtrave të 20 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke.

Këto janë eshtra që janë gjetur gjatë gërmimeve në territorin e Këlcyrës. Ndërkohë pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë Përfaqësues të Ambasadës greke dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror.

Të fundit