All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

SHBA në pritje të rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi

SHBA në pritje të rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi
All - Paragraf - 1

“Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit njofton se SHBA është në pritje të rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi”, raporton Zëri i Amerikës.

All - Paragraf - 3

"Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve", tha zëdhënësi në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Ditën e sotme ambasadori amerikan në Kosovë zhvilloi një takim me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin. Edhe në këtë takim u theksua nevoja për nisje sa më parë të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Albin Kurti takim miqësor me ambasadorin amerikan: Dialogu fillon me serbët e Kosovës

Të fundit