Flash News

KRYESORE

SHBA ngre 17 akuza të reja kundër Julian Assange

SHBA ngre 17 akuza të reja kundër Julian Assange

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur 17 kallëzime penale kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. Akuzat e fundit përfshijnë pranimin dhe publikimin në mënyrë të paligjshme të emrave të burimeve të klasifikuara.

Muajin e kaluar, bashkëthemeluesi i Wikileaks u akuzua për komplotim, së bashku me ish-analistin e zbulimit Chelsea Manning për të fituar qasje në rrjetin e Pentagonit. Me akt-akuzat e reja, ai rrezikonin një dënim të gjatë në SHBA.

Australiani është në burg në Londër, pasi u dëbua nga Ambasada ekuadoriane në prill. SHBA po kërkon ekstradimin e tij.

Të fundit