Flash News

KRYESORE

SHBA nuk është kundër përsëritjes së zgjedhjeve vendore

SHBA nuk është kundër përsëritjes së zgjedhjeve

Zyrtari i lartë amerikan, Matheë Palmer shprehet se u takon institucioneve shqiptare të vendosin për përsëritjen ose jo të zgjedhjeve të 30 qershorit. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai thotë se është pikërisht kjo arsyeja që SHBA po insiston për krijimin e Gjykatës së Lartë.

  Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim”, deklaroi ai.

Gjithasht, Palmer nuk u kurseu kritikat për zgjedhjet e 30 qershorit duke nënvizuar se pati parregullsi gjatë gjithë procesit, ku mungoi opozita.

Të fundit