Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
SHBA, oficerët qëllojnë shurdh-memecin, nuk kishte histori kriminale, por...
Një person i shurdhër dhe memec, në Oklahoma City, Magdiel Sanchez, 35 vjeç, disa oficerë të cilët ishin duke hetuar një aksident, i kërkuan që të ndalonte, por ai nuk kishte dëgjuar dhe vazhdoi rrugën deri pranë shtëpisë së tij ku më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Sanchez mund të komunikonte vetëm me gjeste me anë të duarve dhe po i bindej urdhrave të oficerëve të policisë duke kërkuar të komunikonte me gjuhën e tij.
Oficerët e konsideruan si mos bindje ndaj tyre dhe si përgjigje hapën zjarr drejt shurdh-memcit
Sanchez, i cili nuk kishte histori kriminale, gjeti vdekjen e menjëhershme.
Në një konferencë shtypi, kapiteni Bo Mathews tha se dëshmitarët po bërtisnin ‘ai nuk mund të të dëgjojë’ para se oficerët të hapnin zjarr ndaj Sanchez, por ata me sa duket nuk i dëgjonin.
Ai tha se oficerët ndiheshin të kërcënuar, sepse Sanchez mbante një shkop, i cili kishte një unazë lëkure të bashkangjitur në fund për t’u përshtatur rreth duarve të tij.
Mathews tha se nuk e dinte se sa të shtëna u qëlluan, por ishte më shumë se një plumb.
Polici që kreu aktin Chris Barnes, është pezulluar nga detyra në pritje të hetimit