SHBA paralajmëron Serbinë se do vendosë sanksione për shkak të raketave ruse

SHBA ka paralajmëruar Serbinë se do të aplikojë sanksione, nëse pranon që të marrë sistemin e sofistikuar të raketave kundërajrore nga Rusia. Në muajt e ardhshëm pritet që të dërgohet në vendin ballkanik sistemi raketor “Pancir”, ndërsa mes të dyja shteteve ka një kontratë.

Por i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë vizitës së tij në Beograd paralajmëroi Serbinë, se “blerja e armatimeve të tilla mund të bëjë që SHBA të reagojë me masa penalizuese.

Serbia vazhdimisht ka qenë në krah të Rusisë, edhe pse synon që të bëhet pjesë e BE-së. Si rezultat i kësaj, ka përfituar armatime të shumta nga shteti rus, e kjo ak sjellë jo pak shqetësime në shtetet e tjera të rajonit.

Ushtria serbe ka 80% të armatimeve të saj nga Rusia, ndërkohë që plani i qeverisë është që të blejë armatime edhe nga Bashkimi Evropian.