Flash News

KRYESORE

SHBA: Qeveria e re e Kosovës të rinisë menjëherë bisedimet me Serbinë

SHBA: Qeveria e re e Kosovës të rinisë menjëherë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reagojnë për herë të parë rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. ‘Zëri i Amerikës’ bën të ditur se një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha që SHBA pret nga qeveria e re rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Nëpërmjet zëdhënësit të DASH, SHBA-të e kanë uruar Kosovën për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë zëdhënësi i DASH.

Të fundit