Flash News

KRYESORE

SHBA i refuzoi vizën? Vjen reagimi i kryebashkiakut Dako

SHBA i refuzoi vizën? Vjen reagimi i kryebashkiakut Dako

Pas publikimit të lajmit në media se kryebashkiakut të Durërsit Vangjush Dako i është mohuar viza për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ambasada amerikane, ka reaguar ky i fundit. Në një prononcim për gazetën ‘Bulevard’ Dako është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë.

“E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë,” shprehet Dako.

Ai është shprehur se nuk ka pasur aplikim për në SHBA por për një vizitë nga njerëzit e tij, të cilët për probleme teknike kanë kërkuar edhe praninë e tij.

“E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak. Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla” ka thënë Dako.

Gazeta “Bulevard” i ka drejtuar Dakos pyetjen nëse ka probleme me vizën për në Amerikë, ndërsa ai është përgjigjur se problemi eshtë teknik dhe se nuk ka asgjë politikisht ndaj Dakos.

Të fundit