Flash News

KRYESORE

SHBA i refuzon vizën Vangjush Dakos

SHBA i refuzon vizën Vangjush Dakos

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dakos i është anuluar viza amerikane. Një burim i lartë diplomatik tha për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është refuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve, Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti te madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.

Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma nr 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.

 

Të fundit