Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kohët e fundit, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket se kanë huazuar nga një faqe e librit “Hamurabi”: një sy për një sy, një konsullatë për një konsullatë.
Që nga dhjetori, të dy vendet janë angazhuar në përplasje gjithnjë e më të nxehtë diplomatike, “goditjesh” dhe “kundërgoditjesh”.
Muajin e kaluar, Kremlini kërkoi që Shtetet e Bashkuara të shkurtonin stafin diplomatik në Rusi me 755 persona. (Trumpi fillimisht e falënderoi Putin për këtë kërkesë, duke thënë: “Unë jam shumë mirënjohës që ai largoi një numër të madh njerëzish, sepse tani kemi një listë pagash më të vogël, nuk ka asnjë arsye të vërtetë që ata të kthehen në Rusi. Kështu që, unë e vlerësoj faktin që kemi qenë në gjendje të ulim listën e pagave të Shteteve të Bashkuara, do të kursejmë shumë para”.) Si rezultat, rusët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara duhet të presin më shumë kohë për viza dhe tani, ata mund të aplikojnë vetëm në Moskë.
Këtë javë, zyrtarët e administratës Trump urdhëruan Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco dhe zyrat në Uashington e Nju Jork. Vendi ka 48 orë për t’u pajtuar me këtë vendim. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka kërcënuar me një “reagim të ashpër” dhe ai la të kuptohet që masa që do të merret, do të “prishë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara”. Zyrtarët amerikanë, nga ana e tyre, thanë se vendimi thjesht sjell “barazi” midis dy vendeve, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tani mbajnë të njëjtin numër konsullatash dhe diplomatësh në secilin vend.
Ngjan me një atmosferë nga Lufta e Ftohtë (në vitin 1986, në fakt, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik dëbuan diplomatët e njëri-tjetrit). Por tensionet kanë shumë më tepër të bëjnë me ngjarjet e fundit. SHBA dhe Rusia janë në përplasje për një sërë gjërash, duke përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Siri. Rusia është akuzuar se ka futur hundët në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Si rezultat, Trumpi firmosi një ligj për forcimin e sanksioneve më herët gjatë këtij viti, një lëvizje që i zemëroi rusët.
Ja një kronologji e krizës më të fundit diplomatike mes SHBA dhe Rusisë:
29 dhjetor 2016: Presidenti Barack Obama përjashton dhjetëra zyrtarë rusë dhe urdhëron dy qendra rekreative ruse në Nju Jork dhe në Maryland që të mbyllen, në përgjigje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe sulmeve ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi. Masat e reja gjithashtu përfshijnë sanksione mbi agjencitë e inteligjencës ruse dhe kompanitë që besohet se kanë ndihmuar qeverinë në operacionet kibernetike.
30 dhjetor 2016: Çuditërisht, Presidenti rus Vladimir Putin zgjedh që të mos hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara – duke shpresuar të presë dhe të shohë se çfarë drejtimi do të marrë Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
12 prill: Sekretari i Shtetit Rex Tillerson takon Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata flasin për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. [Putin u bëri shumë premtime rusëve në shfaqjen e tij në televizion. Tani, ai është duke i përmbushur.]
10 maj: Trump takohet me Lavrovin dhe ambasadorin rus Sergej Kislyak në Zyrën Ovale. Uashingtoni do të raportonte më vonë se Trumpi u zbuloi informata shumë të klasifikuara zyrtarëve të lartë rusë, gjatë atij takimi.
15 qershor: Një projekt-ligj i ri sanksionesh kundër Rusisë miratohet nga Senati. Masat përfshijnë gjuhë që do të parandalonte Trumpin nga zbutja e sanksioneve kundër Moskës, pa kërkuar fillimisht miratimin e Kongresit. Projektligji shkon në Kongres.
17 korrik: Rusia vazhdon të kërkojë kthimin e dy ndërtesave të saj diplomatike në Shtetet e Bashkuara. Lavrov e quan atë “grabitje në mes të ditës”.
18 korrik: Trump takon Putinin për herë të parë si president, gjatë Samitit të Grupit të G-20 në Gjermani. [Putin thotë se ai mendon që Trump ‘u pajtua’ me faktin, që Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet e SHBA].
27 korrik: Në një goditje të madhe ndaj marrëdhënieve të ngrohta midis Shteteve të Bashkuara dhe Moskës, Senati miraton masën e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi Kongresi e kishte miratuar atë dy ditë më herët. Masat kanë në shënjestër sektorët rusë të mbrojtjes, inteligjencës, energjisë, hekurudhave, metalurgjisë dhe minerar.
28 korrik: Në një lëvizje hakmarrjeje ndaj projekt-ligjit të sanksioneve kundër Rusisë, Kremlini thotë se ka në plan të shtetëzojë dy prona të SHBA dhe urdhëron një reduktim të ndjeshëm të stafit diplomatik të SHBA në Rusi.
30 korrik: Putin urdhëron misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Rusi që të reduktojnë stafin e tyre me 755 persona, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve.
2 gusht: Trump me gjysmë zemre firmos një projekt-ligj që imponon sanksione të reja ndaj Rusisë. Në një deklaratë, Trump e quan projektligjin “me të meta serioze”.
21 gusht: Ambasada e SHBA-së ndalon lëshimin e vizave për rusët, në një përkeqësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.
31 gusht: Administrata Trump urdhëron tre objekte diplomatike ruse në San Francisko, Nju Jork dhe Uashington të mbyllen, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga Rusia. Departamenti i Shtetit tha se objektet, të cilat janë më të vogla se ambasada kryesore ruse në Uashington, duhet të mbyllen më 2 shtator./The Washington Pos/Bota.al.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38