Flash News

KRYESORE

SHBA i shet Ukrainës raketa për mbrojtje

SHBA i shet Ukrainës raketa për mbrojtje

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave anti-tank Javelin dhe të njësiteve të qitjes në Ukrainë.

Sipas Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, marrëveshja kap vlerën e 47 milionë dollarëve.

 “Sistemi Javelin do ta ndihmojë Ukrainën të ndërtojë kapacitet afatgjatë të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të saj”, ka thënë Pentagoni përmes një deklarate, duke shtuar se marrëveshja nuk do të ndryshojë balancën ushtarake në rajon.

Në muajin dhjetor, Uashingtoni ka shkaktuar protesta nga Rusia kur ka vendosur të mbështesë Kievin me armë mbrojtëse vdekjeprurëse.

Ukraina është në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia që në vitin 2014.

 

Të fundit